www.info-sportks.page.tl
  News
 

Valdes: Barca pati një vit të shkëlqyer
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:53pm (UTC)
 Të premten mbrëma Barcelona ka rrëmbyer edhe trofeun e Superkupës së Evropës, ndërsa portieri Victor Valdes thotë se skuadra e tij nuk ka çfarë të kërkojë më shumë.
Blaugranët kanë shënuar fitore të vështirë në Stadiumin Louis II të Montekarlos kundër Shakhtar Donetsk, skuadër të cilën e mposhtën me rezultat minimal prej 1-0, vetëm pas vazhdimeve.

“Ka qenë një vit vërtet i mirë, nuk mund të kërkojmë më shumë”, është shprehur Valdes për “AS”.
 

Barca fiton edhe Superkupën e Evropës
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:53pm (UTC)
 Pas një drame të zhvilluar në Monako, Barcelona ka arritur ta mposhtë me rezultat minimal Shakhtarin për t’u shpallur fitues i Superkupës së Evropës.
Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës, e zhvilluar të premten mbrëma në Stadiumin Louis II të Montekarlos, ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Barcelonës, dhe fituesit të Kupës UEFA, Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me fitoren e Barcelonës prej 1-0.

Duhet përmendur që Barca e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Lionel Messi, Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa në anën tjetër sulmonte vetëm Luiz Adriano, i mbështetur nga mesfushorët Fernandinho, Ilsinho dhe Ëillian.

Edhe pse Barcelona ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës duke krijuar presion tek ukrainasit, Shakhtari u mbrojt mirë duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundonte pa gola.

Ngjashëm ndodhi edhe në pjesën e dytë, Blaugranët nuk arritën ta gjenin rrjetin e portës kundërshtare, kështu që koha e rregullt përfundoi pa gola.

As në 15 minutat e para të kohës shtesë nuk u shënua gol, mirëpo në gjysmën e dytë të vazhdimeve më në fund Barcelona shënoi.

Pas një kombinimi ndërmjet Lionel Messi dhe lojtarit që zëvendësoi Zlatan Ibrahimovicin, Pedro Rodriguez, ky i fundit e gjeti rrjetën kundërshtare për t’ia dhënë avantazhin Barcelonës, pak minuta pa përfunduar takimi (115’).

Ky ishte edhe goli i fitores, i cili Barcelonës ia siguron trofeun e Superkupës së Evropës, edhe atë për të tretën herë në histori të klubit.
 

Mourinho: Sneijderi kompleton skuadrën time
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 4:13pm (UTC)
 Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka lëvduar transferimin e Wesley Sneijderit nga Real Madridi.
"Sneijderi kompleton skuadrën time. Kam kërkuar një mbrojtës, një mesfushor, një mesfushor ofanziv (‘trequartista’) dhe një sulmues, ndërsa i kam siguruar të gjithë. Tani jemi të kompletuar”, u ka thënë Mourinho gazetarëve.

Për më shumë portugezi ka thënë se do të dëshironte që Sneijder të vinte më herët, ashtu që të ishte më i përgatitur, si do që të jetë, tani ai e konsideron skuadrën e tij “të re dhe një skuadër me potencial”.

Mourinho ka thënë edhe disa fjalë për derbin e të shtunës kundër Milanit.

“Gjithmonë kam thënë se Milani është një ekip i madh. Unë jam një nga të paktit që nuk jam rosoner dhe që them se ata janë të fuqishëm. Ndeshja kundër Sienas e dëshmon këtë”, ka shtuar portugezi.
 

Shevas i lejohet largimi
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 4:12pm (UTC)
 Chelsea i ka thënë sulmuesit Andriy Shevchenko se mund të largohet nga klubi nëse e dëshiron një gjë të tillë.
Sulmuesi ukrainas nuk konsiderohet si një zgjidhje e preferueshme krahas dy sulmuesve Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, derisa Salomon Kalou, madje edhe Daniel Sturridge kanë më shumë minutazh loje sesa ish-sulmuesi i Milanit.

Nëse 32-vjeçari kërkon të jetë zgjidhja e parë në skuadër, ai duhet të kërkojë skuadra të tilla, si Zenit St. Petersburg, Dynamo Kyiv dhe Fenerbahce, të cilat sipas “The Daily Mail”, janë shumë të interesuara për shërbimet e tij.
 

Liga e Evropës: Valencia-Genoa, Villarreal-Lazio
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:11pm (UTC)
 Shorti për caktimin e grupeve të Ligës së Evropës, që u hodh sot në Monako, ka ndarë 48 ekipe në 12 grupe me nga katër ekipe, ku bie në sy përfshirja e Romës në të njëjtin grup me Fulham.
Në grupin E bëjnë pjesë edhe ekipi nga Zvicra, Basel, dhe ai nga Bullgaria, CSKA, të cilat do të luftojnë për dy pozita, që dërgojnë në fazën e ardhshme të garës.

Në grupet tjera, do të kemi dy sfida në mes të italianëve dhe spanjollëve. Valencia është caktuar në grupin A, ku do të ketë përballë Genoan, krahas Lille dhe Slavia Pragës, ndërkaq Villarreali do të luftojë me Lazion, Salzburgun dhe Levski Sofian për vend në fazën e ardhshme të Europa League.

Klubi tjetër anglez, Everton, është caktuar në grupin I së bashku me Benfica, AEK Athina dhe BATE Borisov, ndërkaq Celtic në grupin C do të ketë për kundërshtarë Hamburgun, austriakët e Rapid Vienna dhe Hapoel Tel-Aviv.
 

Kercenimet, Murinjo sulmon shtypin
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:10pm (UTC)
 “Ne rast se me ndodh ndonje gje do te jete pergjegjesia juaj”. Keto jane fjalet e trajnerit portugez te Interit, Hoze Murinjo drejtuar gazetave pas shkrimeve sipas te cilave trajneri ka marre kercenime nga ekstremiste islamike pas zevendesimit te Sulejman Muntarit ne ndeshjen kunder Barit.

“Situata e Muntarit eshte pergjegjesia juaj, jo e imja. Une e di cfare kam thene, per kete jane edhe regjistrimet, por ju u pelqen te nderroni fjalet. Une kam thene se vendimi i Muntarit per te agjeruar nuk eshte per t’u kritikuar sepse eshte nje ceshtje besimi dhe feje, cka do te thote qe une e pranoj vendimin e tij”, deklaroi Mou ne nje konference per shtyp disa ore para derbit me Milan.

Lajmi i kercenimeve te ekstremisteve islamike ndaj “Special One” eshte publikuar diten e sotme ne shtypin anglez ku shkruhej se kercenimet jane ndermarre pas zevendesimit te Muntarit ne ndeshjen e pare te Serise A kunder Barit pas nje paraqitje te dobet te lojtarit ganez si pasoje e agjerimit qe ai po mban me rastin e Muajit te Ramazanit.
 

<- Back  1 ...  45  46  47  48  49  50 51  52 Continue -> 
 
  Today, there have been 64 visitors (142 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free