Ndryshimi/ Luftëtari i ri, zbulohet logoja e klubit gjirokastrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 11:27

Ndryshimi/ Luftëtari i ri, zbulohet logoja e klubit gjirokastrit

Zbulohet logoja e klubit të ri gjirokastrit, Akademia e Futbollit Luftëtari, që do të nisë përfaqësimin këtë sezon nga Kategoria e Tretë. Pas shkrirjes së Luftëtarit për shkak të borxheve, Bashkia Gjirokastër u vendos në lëvizje për të themeluar klubin e ri dhe për ta nisur nga e para.

af luftetari

Natyrisht, duke plotësuar të gjitha kriteret e FSHF-së, u krijua edhe logoja e re, duke qëndruar sërish me ngjyrat bluzi, pikërisht ato karakteristike të Luftëtarit në 91 vite histori.

Luftetari

AF Luftëtari 2020 quhet klubi i ri, teksa si trajner do të jetë Dritan Kristidhi, ndërsa drejtor ekzekutiv Mustafa Hysi. Prej një muaji skuadra ka nisur përgatitjet me synimin që në muajin tetor të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"